Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim, është takuar ditën e sotme me anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në një mesazh të lënë në Twitter, Kim shprehet se SHBA mbështet Reformën në Drejtësi dhe se duhet punuar hap pas hapi për realizimin e saj, pa marrë parasysh pengesat.

“Kolegji i Posaçëm i Apelit ka një punë të vështirë, por vetingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e popullit shqiptar. SHBA mbështet Reformën në Drejtësi. Le të vazhdojmë të ecim përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat”.