Numri i prokurorëve të SPAK shkoi në 13 pas betimit të Manjola Kajanës.
Përmes një postimi në rrjetin sociale “Twitter” ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka përshëndetur shtimin e kapaciteteve të Prokurorisë së Posaçme me prokurorë të rinj, ndërsa ka dërguar tjetër mesazh për politikanët e korruptuar në vend.
“Urime ZPP/SPAK për prokurorin e ri që iu shtua ekipit. Kapacitet më i madh do të thotë më pak mundësi për të fshehur të paskrupujt”, shkruan Kim.





