Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim theksoi rëndësinë e lirisë së medias.
Teksa poston foto me gazetaren Ilva Tare, Kim shkruan:
“Liria e mediave është thelbësore për demokracinë. Reporterët duhet të bëjnë pyetje të vërteta, udhëheqësit duhet të japin përgjigje të vërteta. Respekt ndaj @IlvaNow dhe gazetarëve të tjerë shqiptarë për bërjen e pyetjeve të vështira, hulumtimin e fakteve dhe fuqizimin e njerëzve për të bërë mendjet e tyre. “





