Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka ndjekur nga afër këtë të hënë procesin e numërimit në qendrat ku po numërohen votat në “Vasil Shanto” dhe te “Shkolla e Kuqe”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, bëhet e ditur se ambasadorja Kim ka qenë e shoqëruar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
“Procesi i numërimit ka filluar për zgjedhjet në Shqipëri. Me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, unë vizitova qendrat e numërimit në Vasil Shanto & Shkolla e Kuqe.
Punë të mbarë & FLM për të gjithë qendrat dhe stafin që punon gjatë gjithë natës. Le të presim të gjithë me durim rezultatet. SHBA do të jenë me ju deri në fund!”





