Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka marrë pjesë në koncertin kushtuar këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, të zhvilluar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Kim ka publikuar disa foto në rrjete sociale nga kjo mbrëmje, të cilën ajo e ka quajtur të mrekullueshme, ku shfaqet krah Bujar Qamilit.
“Një mbrëmje e mrekullueshme në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, me këngët e saj të interpretuara mjeshtërisht nga Bujar Qamili dhe Valbona Mema, e të rinj që duan të ecin në gjurmët e saj. Unë e dua Shqipërinë!” ka shkruar ambasadorja.