Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka nisur pushimet e verës pas zhvillimeve të fundit në politikën shqiptare.
Kim është fotografuar sot në zonën e Jugut të Shqipërisë në fshatin Vuno. Në foto nuk është asnjë person i njohur apo figurë publike, por janë banorët e zonës që e kanë mirëpritur ambasadoren dhe që ajo me shumë mirësjellje ka zgjedhur të shpenzojë kohë me ta.
Kjo nuk është hera e parë që Yuri Kim zgjedh jugun e Shqipërisë për të bërë disa ditë pushime në këtë kohë të nxehti afrikan.





