Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar me një postim në Twitter në lidhje me operacionin e djeshëm të policisë shqiptare ku u sekuestruan 400 kg kokainë.
Kim thotë se ky operacion i suksesshëm ka ardhur si rezultat i bashëkpunimit të fortë mes SPAK-ut, Policisë së Shtetit dhe DEA-s amerikane, e cila luajti një rol të rëndësishëm kundër trafikut të drogës.
“Kapja e 400 kg kokainë është rezultat i një bashkëpunimi të fortë ndërmjet SPAK, Policisë Shqiptare dhe DEA-s, e cila luajti një rol të rëndësishëm në goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës”, shkruan Yuri Kim.





