Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim i është bashkuar sot një prej stërvitjeve në kuadër të “Defender Europe 21”, në zonën e trajnimit në Bizë.

Diplomatja amerikane shfaqet duke bërë qitje me armë mitraloz dhe pistoletë, pranë Malit me Gropa në Bizë, si dhe duke hedhur një vështrim me dylbi.

“DEFENDER-Europe 21” është stërvitja më e madhe e bërë në Ballkan. Ushtrimi i udhëhequr nga  SHBA dhe forcat e NATO-s do të mbledhë gjithsej 28, 000 forca shumëkombëshe nga 26 kombe.  Në mbi 30 zona trajnimi po kryhen operacione të njëkohshme.