Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pasur një takim sot me Enkelejd Alibeajn, të cilin e njeh si kryetar të PD.
Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane ka publikuar detaje nga takimi dhe jep mesazhin se SHBA pret që si PD dhe Shqipëria vetëm të forcohen.
Pavarësisht pretendimeve të Komisionit të Rithemelimit, se ata janë i vetmi organ drejtues legjitim i PD-së, Kim thotë se me Alibeajn kanë diskutuar për një gamë të gjerë çështjes, dhe sipas saj PD duhet të shohë përpara dhe jo pas.
Fjalia e fundit i referohet padiskutim ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin Kim i referohet të shkuarës, edhe pse demokratët në bazë kanë treguar një mbështetje të gjerë ndaj tij.
Yuri Kim shkruan në Twitter:
Diskutim shumë i mirë sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD-së dhe kreut të grupit parlamentar, për një një gamë të gjerë çështjesh.
SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së , shpresojmë që të dyja vetëm të forcohen.
SHBA dhe Shqipëria kanë shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracinë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!





