Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Ky është takimi i parë zyrtar mes ambasadores së SHBA dhe kryepolicit Nano, i cili mori detyrën më 7 tetor, dhe pritshmëritë ndaj tij janë të larta.
Nano është përfolur si i preferuari i amerikanëve për postin e drejtorit të përgjithshëm të policisë, ndërkohë që pjesë e edukimit të tij ka qenë dhe një trajnim në SHBA, nga FBI.