Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim do të zhvillojë një takim me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Një ditë më parë, Kim takoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e presidentit të ri të Republikës.

Përmes një reagimi në Twitter, ku ka rispostuar reagimin e Nikollës, Kim shkruajti se askush nuk është mbi ligjin, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjes me institucionet.