Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ardhur sot në Durrës për të vëzhguar nga afër procesin zgjedhor.

Në një prononcim për mediat, diplomatja amerikane tha se “situata duket shumë e qetë dhe e rregullt deri më tani”.

“Të gjithë ato Qendra Votimi që kemi vizituar deri tani duket se çdo gjë po shkon mirë”.

E pyetur për një mesazh për qytetarët në këtë ditë, Kim tha:

“Vota është e drejta juaj dhe përgjegjësia juaj, kështu që votoni”.

Postimi i ambasadores amerikane në Tiranë:

Stafi i Ambasadës së SHBA po vëzhgon votimin në të gjashtë bashkitë. Kam kënaqësinë të jem në #Durrës. Është veçanërisht e mrekullueshme të shohësh kaq shumë të rinj aktivë sot, qofshin votues, komisionerë zgjedhorë apo vëzhgues. Shpresoj që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Është e rëndësishme që zyrtarët të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera.