Ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley ka mohuar që të ketë një lidhje jashtëmartesore me presidentin Donald Trump.

Këtë deklaratë ambasadorja Haley e bëri ditën e djeshme duke iu përgjigjur Michael Wolff, autorit të librit “Fire and Fury”.

“Kjo nuk është absolutisht e vërtetë”, deklaroi ambasadorja amerikane në OKB. Ajo thotë se gratë e suksesshme përgjithësisht vendosen përballë këtyre gënjeshtrave gjatë karrierës së tyre.

Në një intervistë javën e kaluar, Wolff tha se “duhet të lexoni mes rreshtave dhe kur të gjeni paragrafin, atëherë do ta kuptoni për kë bëhet fjalë”.