Diplomatja Floreta Faber ka mbaruar mandatin e saj si ambasadore e Shqipërisë në SHBA.
Ambasada Amerikane në një postim në Twitter, shkruan se ambasadorja Faber mbylli 8 vite produktive.
Ndërsa theksoi se partneriteti SHBA-Shqipëri mbetet i fortë dhe ne presim shumë vite të tjera suksesi.
“I thamë mirëupafshim Floreta Faber teksa mbylli tetë vite produktive si Ambasadore e Shqipërisë në SHBA. Ne diskutuam integrimin në BE, mbrojtjen kibernetike dhe bashkëpunimin tonë në UNSC. Partneriteti SHBA-Shqipëri mbetet i fortë dhe ne presim shumë vite të tjera suksesi”, shkruan Ambasada.