Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në ambientet e SPAK sipas gazetares Klodiana Lala.

Kjo vizitë e Kim në SPAK vjen fill pas zgjedhjes së kreut të ri të këtij institucioni, Altin Dumani, proces në të cilin zyrtarja e Shteteve të Bashkuara ishte edhe pjesëmarrëse dhe tejet e përfshirë për një proces transparent dhe të drejtë.

Sakaq, ende nuk bëhet me dije se cilat janë arsyet e vizitës së Kim, e cila është e para pas vendosjes së Dumanit në krye.