Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë po zhvillon një takim me Kryetarin e Komisionit Parlamentar, Eduard Shalsi.
Mësohet se takimi po zhvillohet në ambientet e kryesisë së Kuvendit, ndërsa mësohet se e pranishme është edhe nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja demokrate Sorina Koti.
Më herët, Kim takoi dhe deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe atë të Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj. Para tyre, ambasadorja zhvilloi një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.