Në konferencën për 110-vjetorin e Gjykatës së Lartë, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka përgëzuar ecurinë e Reformës në Drejtësi në Shqipëri dhe ka bërë thirrje që vendimet gjyqësore të jepen në kohë e të mos vonohen.

“Sfidat e sotme janë të ndryshme nga ato me të cilat u përballën paraardhësit tuaj. Shqiptarët më kanë thënë shumë qartë se duan drejtësi, se duan mundësi dhe se duan një mundësi të barabartë një arsye për të qëndruar në këtë vend. Reforma në Drejtësi vazhdon të prodhojë rezultate reale. Ata kanë qenë dëshmitarë të përparimit të konsiderueshëm deri tani dhe Gykata e Lartë ka shumë arsye për të qenë krenare. 3 vakancat e mbetura duhet të plotësohen sa më parë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin gjykatën me udhëzime ekspertësh por si gjithmonë ka më shumë për të bërë pasi populli shqiptar meriton drejtësi të dhënë në kohë”.

Ambasadorja Kim foli edhe për kundërshtarët e Reformës në Drejtësi.

Kundërshtarët e Reformës në Drejtësi duan që ajo të dështojë pasi po shohin që ajo funksionon. Duan të jenë në gjendje të vazhdojnë të bazohen në pandëshkueshmëri. Kjo është një shenjë që Reforma në Drejtësi po funksionon me të vërteë por trego sa e rëndësishme është që të gjithë ne së bashku, Gjykata e Lartë, SHBA, BE dhe gjithë vendet partnere të qëndrojnë të përkushtuar ndaj kësaj detyre. Dhe në fund i përket drejtuesve shqiptarë, së bashku do vazhdojmë t’ju mbështesim. Themeli i Reformës në Drejtësi është ndarja e gjyqësorit prej ndikimit politik por kjo është e pamundur nëse mbizotërojnë modelet e vjetra, besimet e vjetra, sepse kështu është jeta, kjo gjë nuk duhet të vazhdojë. Tani është koha që zyrtarët publikë të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të zbatuar legjislacionin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë ndërsa ky vend ecën përpara drejt integrimit euroatlantik”, u shpreh ambasadorja Yuri Kim.