Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvilluar një vizitë në kryegjyshatën bektashiane me rastin e Sulltan Nevruzit.

Ajo ka qenë nën shoqërisë e Baba Edmond Brahimaj i cili i ka shpjeguar edhe të Imam Aliut.

Ndërkohë edhe sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken uroi sot besimtarët bektashinj, në të gjithë botën, për festën e Sulltan Nevruzit.

“Gëzuar Nevruzin! “Uroj një Nevruz të lumtur për të gjithë ata që festojnë në mbarë botën. Shpresoj që viti i ri t’ju sjellë lumturi, shëndet dhe begati. Nevruzi është simbol i rilindjes”, u shpreh Blinken, në një mesazh të shpërndarë nga ambasada amerikane në Tiranë.

Është një mundësi për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë pranë tryezës së madhe duke ndarë urimet për vitin e ardhshëm. Nevruzi është gjithashtu një mundësi për të reflektuar për vitin që ka kaluar, i cili ka qenë veçanërisht i vështirë për shumë njerëz që festojnë”, theksoi Blinken.

Besimtarët bektashianë kremtojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu.

Festa e Sulltan Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Në Shqipëri, Dita e Sulltan Nevruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.