“Në këtë moment demokratët e kanë bërë zgjedhjet e tyre brenda PD dhe është Berisha”- është përgjigjur Edi Paloka në Ora News, kur është pyetur se a e ka menduar që të jetë në krye të PD.
Paloka nuk ka përjashtuar mundësinë që edhe ai të garojë për të qenë kryetar i kësaj force politike.
Gazetari: E keni menduar që të jeni ju personi që të merrni drejtimin e kësaj force politike?
Edi Paloka: Këto 30 vite eksperiencë më kanë bërë realist dhe të kem një nuhatje politike. Në këtë moment demokratët e kanë bërë zgjedhjet e tyre brenda PD dhe është Berisha. Rikthimi i Berishës erdhi si nevojë i demokratëve. Unë do të mbështes Berishën. A kam ambicie për më tej? Sigurisht çdo kush ka ambicie në politikë, por jeta vazhdon. Përderisa ne po i krijojmë kujtdo që të garojë pse jo dhe unë në një të nesërme.





