Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka vizituar ditën e sotme së bashku me artistin Durrsak me famë ndërkombëtare, Gëzim Myshketën ambientet e reja të Qendrës Kulturore të Fëmijëve.

Sako shprehet se ambientet e qendrës janë ndërtuar me kushte bashkëkohore që do t’i shërbejë edhe më mirë nxitjes së aktiviteteve kulturore dhe argëtuese për fëmijët e qytetit.

Postimi i plotë:

Ambientet e reja të Qendrës Kulturore të Fëmijëve i vizitova me artistin tonë durrsak, baritonin me famë ndërkombëtare Gëzim Myshketa i cili ka dalë pikërisht nga kjo qendër për të pushtuar më pas skenat botërore.

Në këtë hapësirë multifunksionale janë krijuar kushte bashkëkohore gjë që do t’i shërbejë edhe më mirë nxitjes së aktiviteteve kulturore dhe argëtuese për fëmijët e qytetit.

Me Gëzimin diskutuam edhe rreth projekteve të rëndësishme kulturore artistike të Durrësit.