Tiranë, 23 maj 2014 – Është vetëm 17 vjeç dhe lufton tumorin që i ka pushtuar trupin. Kjo është Ambra Meda, vajza nga Tirana që po kurohet në Mynih të Gjermanisë, por që përmes një video përcjell një mesazh sa prekës aq dhe shpresëdhënës.
Ajo nuk e humb toruan ballë sëmundjes së rëndë, por shprehet se do të luftojë deri në fund, ndërsa të gjithë atyre që shohin këtë video u drejtohet me fjalët “Duheni më shumë njëri-tjetrin, dhe veten”.
Shiheni videon deri në fund dhe do të kuptoni sa e shtrenjtë është jeta. Nuk na mbetet gjë tjetër veç t’i themi vajzës kurajoze, “Forca Ambra, të presim fitimtare”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





