Një ambulancë që vinte nga qyteti i Vlorës, është aksidentuar në Maminas, në rrugën për të shkuar në Tiranë. 

Brenda ambulancës ndodhej vetëm shoferi. Në një moment, raportohet se drejtuesi ka humbur drejtimin e ambulancës e cila më tej ka dalë nga rruga.

Dyshohet që shkak për aksidentin të ketë qenë shpejtësia tej normave të qarkullimit rrugor.