Një vajzë e re është dërguar mesditën e sotme drejt spitalit të Durrësit me ambulancë pasi dyshohet se është infektuar nga koronavirusi.
Vajza, banore në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar ka shfaqur simptomat e COVID-19 si temperaturë, të vjella dhe gjendje të fikëti.
Banorët e lagjes kanë treguar se infermierët e ambulancës ishin të pajisur me veshje speciale mbrojtëse.
Do të jenë analizat e mëtejshme që do t’i bëhen të resë që do të vërtetojnë nëse ajo është prekur nga koronavirusi apo jo.
Kujtojmë që në dy ditët e fundit, në Durrës nuk ka pasur raste të reja të të prekurve me COVID-19, ndërsa numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 400.





