Qarku i Elbasanit ka pasur reshje dëbore me intensitet të mesëm e të ulet të shoqëruara me erëra të forta.

Sipas njoftimit të prefekturës së Elbasanit, temperaturat kane qenë nën zero grade. Kjo ka sjellë praninë e ngricave në akset rrugore nacionale, rurale dhe në rrugët e brendshme të bashkive të qarkut.

Po ashtu, punonjësit e bashkisë kanë ndërhyrë për të ndihmuar një autoabulancë që kishte mbetur e bllokuar. Më pas ata kanë transportuar të sëmurin drejt spitalit.

Njoftimi i plotë:

Gjate natës është ndërhyrë ne 2 raste urgjente ku rrezikohej jeta e shtetasve. Në fshatin Xibrake te Njësisë Administrative Labinot Fushe një autoambulancë, që ishte njoftuar për një rast urgjence, ka mbetur e bllokuar. Është dashur ndërhyrja nga ana e punonjësve të bashkisë që të bëhej e mundur transportimi i të sëmurit drejt spitalit. Ndërkohë në fshatin Gjyrale të Njësisë Administrive Gostimë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike u mundësua nga ana e bashkise Cerrik dërgimi i një gjeneratori për një të semur me Covid-19, i cili përdorte aparaturë oksigjeni.

Në aksin rrugor nacional Elbasan-Rrogozhinë (në Balldren), Elbasan-Belsh (ne Shales), Elbasan-Gramsh (ne Banje) mengjësin e sotëm ka pasur bllokime të pjesshme nga prezenca e madhe e akullit. “U njoftuan firmat kontraktuese per hedhjen e kripes ne keto pika. Ne akset Elbasan-Qafe Thane e Elbasan-Gjinar trashesia e debores ka arritur mbi 20 cm trashesi por tashme kjo eshte nen ndikimin e temperaturave te uleta gje qe ka krijuar ngrica.