Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Rotondo e Savrës në autostradën Fier- Lushnje.

Mësohet se një kamion u përplas me një autoambulancë. Si pasojë, ka humbur jetën pacienti një 77-vjeçar, i cili po transportohej për në spital.

Ndërsa, drejtuesi i autoambulancës, infermieri dhe vajza e pacientit kanë pësuar dëmtime të lehta.

Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.