Dy persona kanë mbetur të plagosur këtë mbrëmje në Elbasan, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.
Mësohet se një ambulancë e spitalit të qytetit është përplasur me një makinë tip “Volkswagen” dhe për pasojë kanë marrë lëndime drejtuesi i kësaj të fundit dhe bashkëshortja e tij.
Njoftimi i plotë
Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, një autoambulancë e spitalit Elbasan, me drejtues shtetasin A. M., banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A.M., banues në Elbasan.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i mjetit “Volkswagen”, si dhe bashkëshortja e tij shtetasja N. M., të cilët janē transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesjen e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.





