3 qershor 2015 – Kjo foto skandaloze është bërë në Tiranë, në zonën pranë "Pallatit me Shigjeta". Ajo tregon se si një autoambulance, i del shtrati i pacientit nga dera e pasme. Ndodh në mes të rrugës, teksa autoambulanca është duke ecur mes makinave të tjera.
Fatmirësisht autoambulanca nuk po transportonte ndonjë të sëmurë. Skandali në këtë rast mund të ishte shoqëruar edhe me viktima. Gjithsesi ndodhia tregon gjendjen e logjistikës mjekësore në Shqipëri, shkruan “Lapsi.al”.





