Deputetja dhe njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar për Shëndetësinë, Zheni Gjergji, ka depozituar sot një amendament për buxhetin e vitit 2024, ku propozon që të caktohet një fond prej 600 milionë lekë, si mbështetje për gratë që vuajnë nga pasojat e kancerit të gjirit.

Kjo shumë do të ndihmonte gratë për të rikuperuar pasojat, e do të shërbente për ringritjen e tyre sado pak emocionalisht, duke bërë të mundur mbulimin e shpenzimeve për paruket dhe protezën e gjirit.

Amendamenti Gjergji u gjendet afër shumë grave që përveç dramës shëndetësore, nuk kanë mundësitë ekonomike për të rimarrë veten e për t’u rimëkembur fizikisht, çka ndikon thellë në dinjitetin e jetën e tyre.

Amendamenti është tashmë zyrtarisht i depozituar, lypset vetëm ndjeshmëria e duhur nga qeveria për ta bërë realitet këtë mbështetje për gratë e prekura nga kanceri i gjirit.