Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeminsitrit Edi Ramës. Në një deklaratë për shtyp, Berisha theksoi se, Amendamenti Rama-Balluku jep një mbrojtje që nuk ua ka dhënë Kushtetuta. 

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese hodhi në kosh të plehrave amendamentet, ligjin e ndryshuar për një mburojë më të madhe të kryetarit të KLSH. Gjithashtu Berisha theksoi se, Edi Rama kërkon të shkelmojë jo vetëm ‘frymën dhe germën e Kushtetutës’ , por edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Deklarata e plotë: 

“Kjo nuk buron vetëm nga frymë dhe germa e Kushtetutës dhe kushtetutshmëria e rendit, por buron edhe nga vendimet direkte të Gjykatës Kushtetuese, të cilat për çdo vend janë të barabarta me normën e Kushtetutës. Kur në vitin 2002, parlamenti në një akt marrëzie si ky që duan të bëjnë tani, miratoi ligje dhe amendamente për të mbrojtur kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, vendimi numër 212 i vitit 2002 i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese hodhi në kosh të plehrave amendamentet, ligjin e ndryshuar për një mburojë më të madhe të kryetarit të KLSH, që Edi Rama sot do t’ia japin. E kuptoni? Jo, tha gjykata, thjesht ligji për organin kushtetues nuk mund të japë atë që nuk e ka dhënë Kushtetuta. Kaq, nuk mundet. Kushtetuta ka përcaktuar këtë nivel mbrojtje. Ka përcaktuar nivel mbrojtje autorizimin nga parlamenti për kufizimin e lëvizjeve, të cilin e rrëzoi Gjykata Kushtetuese dhe unë e përgëzoj.

E rrëzoi në rastin e Sali Berishës dhe unë e përgëzoj atë, pavarësisht se është një vendim në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, por ata nuk kanë as ligj dhe as Kushtetutë. Pra, nuk lejon pa autorizimin e parlamentit, kufizimin e lëvizjes. Nuk lejon arrestimin. Kushtetuta mbron institucionin dhe funksionet e tij. Kushtetuta në asnjë germë, në asnjë nen nuk pranon të mbrojë me mospezullim. Jo. As kryeministrin. Pra, Edi Rama kërkon të shkelmojë jo vetëm frymën dhe germën e Kushtetutës, por edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Rasti konkret, kryetari i KLSH. Por si institucion kushtetues ka ngjashmërinë e vet me institucionet e tjera. Mirëpo ai, dhe ata këshilltarët, të mos e prish gojën për t’ua thënë atë që meritojnë, shkelmojnë normën kushtetuese që është vendimi i Gjykatës Kushtetuese 212 i vitit 2002. Pikërisht për kryetarin e KLSH, të cilit donin t’i jepnin mburojë. Jo, tha gjykata, asnjë mbrojtje tjetër përveç asaj që parashikon Kushtetuta. Nuk mund të ndryshohet Kushtetuta me ligje.”, tha Berisha.