13 maj 2015 – Credit Agricole S.A. vendosi të shesë degën e vet në Shqipëri të quajtur Banka Credit Agricole. Banka u ble nga Transit Group, që është një filial i kompanisë amerikane NCH Capital. Nuk është bërë publik çmimi I blerjes, por gjithsesi kjo blerje do të hyjë në fuqi vetëm pasi guvernatori Sejko të japë leje me shkrim për një blerje të tillë. Banka Credit Agricole në Shqipëri për vitin 2014 pati një fitim neto prej 8 milionë eurosh. Para se kjo bankë të blihej nga Credit Agricole kishte një humbje vjetore prej 4 milionë eurosh.
Në rast se guvernatori Sejko e konfirmon këtë blerje depozituesve shqiptarë nuk u preken aspak depozitat apo edhe interesat e siguruara prej tyre. Lajmin për shitjen e filialit shqiptar të Credit Agricol e konfirmon edhe zj. Anna Sophie Gentil, oficere për marëdhëniet me publikun e Credit Agricole.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”