Erë ndryshimi te Everton. Klubi i Premier League ka kaluar në pronësinë e Friedkin Group, me amerikanët që kanë blerë shumicën e aksioneve. Në fakt, Friedkin Group kishte tentuar edhe më herët për blerjen e këtij klubi, por nuk kanë qenë kushtet e duhura.
Pjesë e Evertonit për këtë sezon është edhe ylli kuqezi Armando Broja, i cili u transferua në verë në “Goodison Park” nga Chelsea.
“Ne jemi të kënaqur që kemi arritur një marrëveshje me këtë klub ikonë të futbollit” – thuhet në deklaratë. Everton ka patur shumë probleme së fundmi që kanë të bëjnë me menaxhimin e klubit dhe financat, teksa shpresohet se do të rregullohet gjithçka falë ardhjes së pronarëve të rinj.
Friedkin Group, gjithashtu ka në zotërim edhe klubin e Romës në Serie A italiane.