Lajmi që Njukasëll kishte arritur akordin për blerjen e Interit bëri xhiron nëpër rrjetet sociale. Por së fundmi për pronësinë e klubit janë futur dhe amerikanët.
Sipas mediave italiane presidenti i zikaltërve, Stiven Zhang ka udhëtuar në Los Anxhelos për tu takuar personalisht me palët e interesuara. Por cili është kandidati i radhës?
Daniel Shtraus, një biznesmen që zotëron klinika të ndryshme. Kohët e fundit kanë investuar në prona të paluajtshme dhe gjithashtu duan të shtrijnë influencën e tyre dhe në sport.
Priten të reja në ditët në vijim, por familja Zhang kërkon ta shesë klubin për 1 miliardë euro, shumë rekord për një klub në Seria A.





