DURRËS, 7 nëntor 2014–  Këtë të premte 7 nëntor 2014, Henri Zhardine DCM (zëvëndës ambasador) i Ambasadës amerikane në Tiranë në një ceremony zyrtare i dorëzoi nja një dyzine  policësh e doganierësh shqiptarë diploma për pjesëmarrje në një kurs 5 ditor për kontrollin e automjeteve për sende të fshehura në to. E reja në këtë ceremoni nuk ishte as përshëndetja klishe e Drejtoreshës Spiropali me falenderime për ndihmat e mëdha në pajisje e në trajnime të Ambasadës amerikane për doganat shqiptare as formulat për kufij të lirë për kalimin e mallrave dhe njerëzve, por të pa përshkueshëm për keqbërësit, kontrabandistët dhe krimin e organizuar. Në fjalimin më me këmbë në tokë të z/v drejtorit të përgjithshëm të policisë z. Genc Perepeza po ashtu nuk kishte asgjë të re.

E reja e kësaj ceremonie ishte se me fonde amerikane ishte kryer trajnimi i doganierëve e policëve shqiptarë nga dy trajnues polakë ( personel i policisë kufitare polake). Të dy zotërinjtë cuditërisht nuk flisnin anglisht, ndërsa z.Zhardinje fliste një shqipe goxha të mirë për një të huaj.

 Administrata amerikane sic duket ka përfituar nga përvoja pozitive e biznesit privat amerikan. Për të ulur kostot, ky biznes aplikon metodën e quajtur “outscoring” d.m.th prodhimi i mallrave jashtë Amerikës në vende me kosto të ulët prodhimi për shkak të krahut të lirë të punës, taksave të ulta etj. Fjala vjen prodhohen këpucë Nike në Tajlandë apo xhinsa Lee Cooper në Bangladesh. Në rastin tonë paraja amerikane i trajnoi shqiptarët me trajnues si të thuash “Made in Poland”.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/