SHBA, 14 maj 2013– David Beckman është mbajtur nga policia pasi një pallua me emrin Phyl është gjetur i ngordhur në garazhin e tij.
Policët në Roselle, Illinois, SHBA, kanë mësuar për abuzimin seksual të shpendit pasi 63 vjeçari u ndëshkua për një krim tjetër.
Policia nuk pranoi të japë detaje tjera se si dhe kur është bërë abuzimi seksual ndaj shpendit.
Megjithatë, policia tregoi se kishin parë shpendin e gjallë në shtëpinë e Beckmanit para se të gjendet i ngordhur më datën 28 prill.
Përveç kësaj, Beckman ngarkohet edhe me tri akuza për ngacmimi me telefon dhe dy akuza të veçanta për posedimit të marihuanës dhe armëve
Beckman po mbahet në burgun e Qarkut DuPage me mundësinë e shfytëzimit të kaucionit prej 6,500 dollarë
Ai është planifikuar të paraqitet në gjykatë më 12 qershor.





