SHBA, 19 mars 2013 – Ekuilibristi 34-vjeçar amerikan Nick Vallenda, i cili praktikon ecjen mbi litarin e tendosur horizontalisht, është përgatitur të kalojë Grand Canyon pa masa sigurie. Ai ka në plan të eci mbi një litar të shtrirë në një lartësi prej 457 m. Gjatësia e rrugës që do të përshkojë ai nuk dihet ende. Kalimi përmes kanionit më 23 qershor do të transmetohet live në Discovery Channel.

Verën e vitit 2012 Nick Wallenda kaloi mbi litar Ujëvarën e Niagarës. Asokohe ai përshkoi një distancë 550 m në një lartësi prej rreth 60 m. Edhe atëhere Wallenda donte të ecte mbi litarin e tendosur pa masa sigurie. Mirëpo kanali ABC, i cili transmetonte ngjarjen direkt, këmbënguli që ai të përdorte për çdo rast pajisjet e sigurisë.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/