Çmimin Nobel 2017 për ekonominë e ka fituar ekonomisti amerikan, Richard Thaler, për punën e tij të fokusuar në “kuptimin e psikologjisë së ekonomisë”. Ky çmim njihet zyrtarisht si Sveriges Riksbank Prize.

Shpalljen e ka bërë sot në Stokholm, Goeran Hansson, sekretar i përgjithshëm i Aklademisë suedeze të shkencave.

“Akademia mbretërore suedeze e shkencave ka vendosur që çmimi, Sveriges Riksbank Prize, për shkencat ekonomike në përkujtim për Alfred Nobelin, t’i jepet Richard H. Thaler, për kontributet e tij në analizat ekonomike”, tha Goeran Hansson.

Puna e këtij ekonomisti tregon se si tiparet njerëzore ndikojnë në vendimet individuale dhe në të arriturat e tregut, thuhet në arsyetimin e Komiteti të Nobelit, përcjell REL.

Zoti Thaler, 72 vjeçar, “është pionier i sjelljes ekonomike, një fushë e kërkimit, në të cilën njohuritë nga studimet psikike zbatohen në vendimarrjen ekonomike”, thuhet në analizën e Akademisë së shkencave suedeze.