Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e ndodhur dje në Sarandë ku u gjet i pajetë në banesë një shtetas amerikan. Trupi i 70-vjeçarit Ribert Hood, nga Alaska është dërguar që ditën e djeshme drejt Tiranës për ekspertizë mjeko-ligjore.
Kjo do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes së tij. Njëherësh për shtetasin amerikan është marrë tampon për koronavirus. Përgjigja pritet të vijë sot.
Gjithashtu nga DVSHP Sarandë bëhet me dije se ditën e mërkurë për 5 qytetarë është marrë tampon dhe përgjigjja sot është se rezultati ka dalë negativ. Deri tani nga Saranda janë marrë tampon për 30 qytetarë dhe përgjigja ka qenë negative.





