DURRËS, 11 janar 2015 – Guri ametist i korrespondon çakrës së gjashtë ose syrit të tretë. Si një transmetues i fuqishëm energjitik, ametisti zgjon vetëdijen tonë shpirtërore dhe rrit njohuritë e një realiteti përtej materiales. Ndihmon që të perceptojmë aspektin shpirtëror që shtrihet prapa ngjarjeve. Kështu, ametisti, arrin të jetë një ilaç i mirë për zinë, kur humbim të afërmit dhe zbut dhembjen që rezulton për shkak të humbjes së një të dashuri.
Gjithashtu, ai rrit ndjenjën e drejtësisë, përulësisë dhe ndershmërisë; zvogëlon instinktet egoiste dhe forcon aftësinë për të dashur. Ametisti është efektiv në qetësimin e mendjes, promovon përqendrimin dhe shmang mendimet që na hutojnë. Ametisti ka aftësinë për lehtësimin e fajit, duke forcuar vetëbesimin dhe rënien e kompleksit të inferioritetit.
Ndikimi i tij në sferën emocionale është shprehur duke ndihmuar në qetësimin e emocioneve, duke i inkurajuar për një qartësi më të madhe. Largon trishtimin dhe është një ilaç efikas kundër pagjumësisë dhe ëndrrave të këqija, si dhe nxit një pushim të thellë. Rezultati është zvogëlimi i tensioneve dhe ulja e vazhdueshme e migrenës. Ndihmon në lehtësimin e ënjtjeve dhe shembjeve trupore.
/g.b. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





