·         Shpresë për Durrësin më 16 qershor, kur do të zgjidhen 7 nga 14 vendbanimet më të rrezikuara për t’u financuar nga BE-ja

DURRËS, 5 qershor 2013 – Ndërtimet urbane dhe komuniteti i Durrësit mund të zaptojnë amfiteatrin romak, ky është alarmi evropian, teksa ai është përfshirë në listën e 14 monumenteve më të rrezikuara të trashëgimisë në kontinentin plak.

Muajin e kaluar, lëvizja për ruajtjen e monumenteve Europa Nostra ka listuar 14 vendbanime të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të kontinentit evropian, duke shpresuar të tërheqë vëmendjen dhe të frymëzojë veprime për të parandaluar degradimin e tyre të vazhdueshëm. Ndër këto ka kisha, monumente arkeologjike dhe lagje historike.

Nga 14 vendbanimet kandidate, shtatë do të zgjidhet më 16 qershor si më të rrezikuara. Europa Nostra planifikon të dërgojë “ekipe shpëtimi” për të studiuar çdo vendbanim dhe të hartojë plane rehabilitimi, të cilat do t’i paraqiten Konferencës Evropiane të Politikave për Trashëgiminë në Bruksel këtë dhjetor.

Le të shpresohet se Durrësi do të përfitojë nga ky rats i artë.

“Me këtë program të ri mbrojtës Europa Nostra synon, jo vetëm të identifikojë monumentet dhe vendbanimet më të rrezikuara në Evropë, por edhe të shpallë një apel të vërtetë për veprim”, – tha në një deklaratë për shtyp presidenti ekzekutiv i Europa Nostra Denis de Kergorlay.

“Duke dërguar ekipe shumë-disiplinore ekspertësh për të vizituar vendbanimet e zgjedhura, së bashku me partnerët tanë, do të kërkojmë që të kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për të ardhmen. Në këtë mënyrë, shpresojmë të frymëzojmë dhe inkurajojmë aksione nga a organizata të ndryshme publike dhe private edhe në vende të tjera në Evropë dhe më gjerë”.

Programi i 7 vendbanimeve më të rrezikuara u shpall janarin e kaluar, i frymëzuar nga suksesi i një iniciative të ngjashme nga ana e Trustit Kombëtar Amerikan për Ruajtjen e Trashëgimisë Historike.

Info

Europa Nostrapërfaqëson një lëvizjeje qytetare që rritet me shpejtësi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Evropës. Rrjeti pan-Evropian përbëhet nga 250 organizata anëtare (shoqata dhe fondacione të trashëgimisë me një anëtarësim të kombinuar prej më shumë se 5 milionë njerëz), 150 organizata të asociuara (organet qeveritare, autoritete lokale dhe korporata) dhe gjithashtu 1500 anëtarë individualë të cilët drejtpërdrejt mbështesin misionin .

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/