Çifti i njohur i showbizz-it ka vendosur të ketë një ‘folezë’ të re për të jetura. Sipas “Story.al” Ermali dhe Ami janë bërë pronarë të njërës prej vilave të komplektsit rezidencial “Rolling Hills Luxury Residences”.

Edhe pse ende nuk dihet çmimi që çifti ka paguar, çmimet në këtë kompleks nisin nga 250 mijë euro.

Pavarësisht këtyre gjërave, dyshja simpatike së bashku me vogëlushin e tyre Joel, do të bëhen pjestarët më të rinj të kompleksit të pozicionuar në juglindje të kryeqytetit, larg kaosit urban.