Ermal Mamaqi njihet për humorin dhe karizmat e tij me të cilat bën të gjithë shqiptarët të qeshin.
Por kësaj radhe ai i ka kaluar caqet.
Përmes një videoje, Ermali i ka bërë gruas së tij, Amarda Toskës një shaka ‘pa kripë’ për të cilën vetë Ermali thotë se ajo nuk i flet akoma.
“Çohu shpejt se çuni është vrarë, po i del gjak”, ka qenë shakaja e cila e ka çuar të tmerruar Amin nga gjumi.
Në fund, Ermali e kupton që ‘shakaja’ e tij ka qenë e tepruar dhe i kërkon falje nënës së djalit të tij dhe në fund të videos e quan veten idiot.





