'Ke sjellë pranverë edhe në jetën time. Edhe 100 dashuri!', është urimi që Ami ka bërë për Ermalin. Sot është ditëlindja e Ermalit, dhe siç është bërë zakon urimi në rrjetet sociale, nuk ka munguar dhe urimi i Amit për bashkëshortin e saj. Urimi vjen bashkangjitur me një foto e të 2-ve gjatë pushimeve të fundit në Londër e Barcelonë.
Çifiti ka 8 vite që janë bashkë dhe dashuria e tyre tashmë është kurorzuar me një djalë, Joel, i cili tashmë është rreth dy vjeç.
Vetëm pak ditë më parë, çifiti u përfol për blerjen e një vile në një nga zonat “VIP” në Tiranë. Ndoshta kjo është dhe dhurata e Amit për 34 vjetorin e dashurisë së saj.