Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti sot vendimin për të hapur negociatat me Shqipërinë.
Berisha i ka kërkuar publikisht kryeministrit Rama që të heqë dorë nga ligji për amnistinë fiskale dhe mos të dalë kundër rekomandimeve të vendeve partnere.
Ai shtoi se Partia Demokratike do të angazhohet kur të vijë në pushtet që të invalidojë ligjin për amnistinë fiskale, dhe do të çojë përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë përfituar dhe nuk mundin dot të justifikojnë pasurinë e tyre.
“BE të instistojë kundër miratimit të këti ligji që dëshmon lidhjet e regjimit të Ramës me organizatat kriminale brenda dhe jashtë vendit. PD angazhohet që me të ardhur në pushtete ajo do të heqë amnistinë fiskale të Edi Ramës dhe do të vendosë para ligjit të gjithë personave që kanë përfituar nga kjo amnisti duke kërkuar burimin e të ardhurave. Emrat e tyre do tu jepen edhe organeve të hetimit ndërkombëtarë.
Shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj BE dhe konsideroj turp qëndrimin bukshkalë të Edi Ramës nëse ai nuk tërhiqet nga grumbullimi i parave që mafia ka grumbulluar brenda dhe jashtë vendit.“, tha Berisha.





