Tiranë, 6 maj 2014 – Një muaj pas fitimit të amnistisë, një 25-vjeçar ka tentuar të grabisë me amë një supermarket në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e ditës së hënë në zonën e Yzberishtit rreth orës 21:00. Hajduti është kapur në flagrancë nga 2 agjentët e Komisariatit nr 6 të Policisë së Tiranës.

Agjentët kanë ndërhyrë menjëherë duke i bërë thirrje të dorëzohej 25-vjeçarit Bunga. Për ta nuk ka qenë aspak e vështirë ta identifikonin grabitësin, i cili në vitet e fundit është shoqëruar dhe arrestuar disa dhjetëra herë për vjedhje dhe plaçkitje.

Herën e fundit ishte arrestuar nga Komisariati nr 4 në muajin nëntor, dhe është liruar një muaj më parë duke përfituar nga amnistia.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/