Përcaktohen kriteret e para të amnistisë për të burgosurit si dhe për personat që janë në ndjekje penale në gjendje të lirë. Ministria e Drejtësisë ka përgatitur draftin paraprak, të cilin po e diskuton me grupet e interest, ndërsa këtë të premte ministri Manjani do ta prezantojë edhe për publikun.
Sipas projektligjit, përfitojnë të miturit nën 18 vjeç, gratë mbi 50 vjeç apo burrat mbi 60 vjeç. Drafti pritet të miratohet në muajin dhjetor ndërsa në janar fillon aplikimi apo përpilimi i listave të të burgosurve si dhe të proceduarve penalë.





