Taulant Balla deklaron se qeveria nuk do tërhiqet nga amnistia fiskale dhe se askush nuk i bën presion Shqipërisë dhe Kuvendit.

Pyetje- A jeni tërhequr nga Amnistia fiskale?

Taulant Balla: Shqipërisë dhe kuvendit nuk i bën dot askush presion. Nevoja për amnisti fiskale është çdo ditë e më e madhe. Kjo ka ndodhur në shumë vende te BE. Edhe Shqipëria, në kushtet e luftës na duhet të sigurojmë të ardhura shtesë. Përshëndes vendimin e Shqipërisë që ka përfshirë edhe taksën për prodhuesit e mëdhenj të energjisë elektrike. Ne do të punojmë ngushtësisht me ekspertët më të mirë të Be Për të konsoliduar një draft final. Nuk ka presione, vetëm rekomandime. Një amnisti fiskale është domosdoshmëri për tu ndarë nga 30 vitet e tranzicionit dhe për t’i dhënë ekonomisë shqiptare fluks të ardhurash. Për ne mbetet prioritet në punën tonë, miratimi sa më shpejt të jetë i mundur pasi të kemi konsoliduar një  variant përfundimtar. I gjithë publiku duhet ta ketë në vëmendje, teksa përballemi me këtë situatë, e gjithë Evropa po ndjen kërcënimin e luftës. Bie në sy përpjekja e një aleance të vjetër mes Sali Berishës dhe Metës për të dëmtuar interesat e Shqipërisë në këtë moment të vështirë dhe histori. PD dhe Berisha nuk japin shpjegim për investimet ruse. Mbajtja e të njëjtave qëndrime për Rusinë, jemi në një moment të vështirë edhe në Kosovë ku Lista Serbe tërhiqet nga Kuvendi, opozita në Shqipëri kërkon destabilizimin e vendit.