Një ditë pas Taulant Ballës dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka mbrojtur amnistinë fiskale, nismën e qeverisë.

Gjatë një aktiviteti, Çuçi është shprehur se amnistia fiskale është një instrument ligjor që shkon për të formalizuar ekonominë, teksa shtoi se është shumë i rëndësishëm për shqiptarët.

“Është një instrument ligjor që më së shumti shkon për të formalizuar ekonominë, kështu që është shumë i rëndësishëm për shqiptarët”, tha ai.