Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj kanë zhvilluar sot një takim me një grup përfaqësuesish të bizneseve mbi amnistinë fiskale.

Ministrja Ibrahimaj ka folur për procedurat dhe përfitimet që vijnë nga amnistia fiskale. Sipas saj, ky projektligj ka një sërë avantazhesh.

Ibrahimaj theksoi se qëllimi i kësaj nisme të mazhorancës është që të legalizojë paratë informale në të shkuarën dhe të parandalojë që evazioni të ndodhë në të ardhmen.

“Ky është një projektligj shumë i rëndësishëm, që do të krijojë transparencë dhe do të krijojë kushtet për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme, ashtu siç ne kemi bërë me një sërë paketash të rëndësishme në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, deklaroi ajo.

Më tej ministrja Ibrahimaj theksoi se do të ketë një afat mujor prej 9 muajsh.

“Afat 9 mujor. Në zbatim të këtij ligji do krijohet një njësi special të ndërveprojë aktivitetin e saj me të gjitha institucionet që kanë si objekti korrupsionin, krimin.

Në një kohë prej 5 ditësh do analizojë të gjitha kërkesat nga subjekte apo tatimpagues, duke ndërvepruar me të gjitha institucionet që lidhen me luftën kundër krimit, korrupsionit dhe terrorizmit.

Të finalizohen të gjitha projekt që kemi të parashikuara. Kemi një historik ku prej 30 vitesh kemi pasur normë informaliteti të lartë, është e nevojshme të ngrihen struktura që të krijohet vit 0 ku të mos ketë më që këto para të qarkullojnë jashtë bankave.

Nëpërmjet Amnistisë Fiskale do bëjmë të mundur që paratë nga puna e padeklaruar, pasi të padeklaruara të krijuara në një historik 20 vjeçar të mund të legalizohen.

Në situatën ekonomike në të cilën ndodhemi është e rëndësishme që ekonomia të marrë inpute”, nënvizoi Ibrahimaj.