Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një konferencë për mediat nga kryesia e Kuvendit këtë të premte, ka propozuar ndryshime në projektligjin për dhënien e amnistisë.
Ai tha se amnistia ndjek qëllimet që kanë të bëjnë me humanizmin, por ndërsa kërkoi që të përjashtohen nga kjo e drejtë funksionarët publik.
“Amnistia ndjek qëllimet që kanë të bëjmë me humanizmin. Pavarësisht këtij qëllimi, dua që të përjashtohet kjo e drejtë për deputetë e ish-deputetë.
Sapo kam depozituar vetë që nuk përfshihem, pavarësisht se qeveria është kujdesur që amnistinë ta kthejë një projektligj anti-Salianji.
Unë nuk bëj kompromis me asnjë prej kuazave të denoncuar nga opozita, me asnjë mafioz droge apo politik. Nuk jemi të prirur të pranojmë amnistinë e oligarkëve” tha Salianji.