Ruben Amorim dhe Manchester United kanë vendosur për largimin e një lojtari qoftë në janar ose gjatë afatit kalimtar veror. Të tretur në pozitën e 14-të në Ligën Premier, United ka nevojë për disa largime të lojtarëve me Amorim që po planifikon një rindërtim total të skuadrës. Vendime të mëdha duhet të merren për një numër lojtarësh që nuk janë paraqitur në nivelin e duhur dhe tashmë është raportuar që koha e Christian Eriksen tek United po shkon drejt fundit. Eriksen u transferua tek ‘Djajtë e Kuq’ si lojtar i lirë në 2022 dhe që prej atëherë ka bërë 88 paraqitje në dy sezone e gjysmë, duke përfshirë 16 në të gjitha garat në sezonin aktual.

Por tani, 32-vjeçari ka pasur vështirësi që të gjejë hapësira nën urdhrat e Amorim, i cili kërkon nga mesfushorët e tij që të mbulojnë hapësirat në fushë me një intensitet të lartë. Ish-mesfushori i Tottenhamit dhe Interit do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe sipas Fabrizio Romanos, klubi nuk do t’i ofrojë një marrëveshje të re. Eriksen ishte lidhur fortë me një largim nga Anglia verën e kaluar, pasi Real Betis kishte shprehur interesim për të, por klubi spanjoll nuk ia doli ta përfundojë marrëveshjen. Largimi i reprezentuesit danez do të ishte një lajm i mirë për Unitedin edhe në aspektin financiar duke marrë parasysh se ai përfiton rreth 150 mijë euro në javë.